Ditën e premte do të luhen dy ndeshjet që do vendosin fituesin e titullit kampion në Serie A për këtë sezon.
Napoli kryesues do të presë në fushën tij Cagliarin, ndërsa Interi që ndjek me një pikë më pak do të luajë në transfertë ndaj Comos.
Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte e ka vetë në dorë fatin e titullit, pasi i mjafton fitorja në këtë ndeshje dhe nuk i intereson aspak se çfarë ndodhë në Como-Inter.
Duke qenë ndeshja e titullit, stadiumi “Diego Armando Maradona” do jetë i tejmbushur në kapacitetin e tij maksimal dhe “lufta” për bileta ka nisur që ditën e sotme.
Mediat italiane bëjnë me dije se ke pasur të paktën deri në mesditë mbi 350 mijë kërkesa për biletë për sfidën e të premtes.