Tifozët e Real Betisit vendosën një rekord të ri duke mbledhur 20,000 lodra gjatë pjesës së parë të ndeshjes së mbrëmshme të futbollit në La Liga kundër Rayo Vallecano.
Përkatësisht, çdo vit në prag të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, tifozët e klubit spanjoll hedhin në fushë lodra të mbushura për qëllime humanitare, të cilat grumbullohen për fëmijët që nuk kanë mundësi të marrin dhuratë.
Kështu mbrëmjen e djeshme stadiumi “Benito Villamarin” është mbushur me lodra që do të shpërndahen përmes fondacionit.
Duke përfshirë lodrat e dhuruara në pikën e grumbullimit para lojës, totali tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 19,000 të vendosur në 2021.
Meqë ra fjala, Real Betis mbrëmë barazoi 1-1 me Rayo Vallecanon.
Real Betis aktualisht është në vendin e nëntë në La Liga me 25 pikë, ndërsa Rayo Vallecano është në pozitën e 12-të me tre pikë më pak.