Tuesday, 28. July 2026
Sport

Tifozët e Trabzonsporit sulmojnë futbollistët e Fenerbahçes në fushë

GS 17/03/2024 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e Superligës së Turqisë ndërmjet Trabzonsporit dhe Fenerbahçes ka përfunduar me incident të dielën mbrëma.

Trabzonspori u mposht 3:2 në shtëpi nga Fenerbahçe, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes futbollistët e ekipit mysafir u sulmuan në fushë nga tifozët vendas.

Në fund të ndeshjes, tifozë të shumtë të Trabzonsporit janë futur në fushë për të sulmuar lojtarët e Fenerbahçes që po e festonin fitoren, ndërsa nuk kanë munguar as shkëmbimet e grushtave. Me këtë fitore, Fenerbahçe mbetet në garë për titullin e kampionit të Turqisë.

Pas 30 xhirove të zhvilluara, Fenerbahçe mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 79 pikë, dy më pak se Galatasaray që është lider.

Teilen: