Tifozët italianë duket se kanë braktisur kombëtaren e tyre në tribuna.
Pas dominimit të frikshëm të kuqezinjve në duelin ndaj Shqipërisë, edhe në sfidën e nesërme pritet një pushtim kroat.
Mediat italiane raportojnë se në “Red Bull Arena” të Lajpcigut, do të jenë rreth 25 mijë kroatë dhe vetëm 10 mijë italianë. Stadiumi ka një kapacitet prej 38 mijë vendesh.
Për fat të keq, Italia i ka humbur të gjitha sfidat për sa i përket pranisë të tifozëve në tribuna.
Ndaj Shqipërisë, vala e kuqe kishte pushtuar stadiumin e Dortmundit , e njëjta gjë (ndonëse në një masë më të vogël) ndodhi edhe ndaj Spanjës në Gelsenchirken, ndërkohë që situatë e ngjashme pritet edhe ndaj Kroacisë.