• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Tifozët kanë të drejtë të na vërshëllejnë”, trajneri i Polonisë bëhet gati për Shqipërinë: Kualifikohemi edhe me një barazim

08/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Polonia ka fituar me shumë vuajtje sot përbalIë Ishujve Faroe me shifrat 2-0 falë golave të Levandovskit në pjesën e dytë të sfidës. Një fat i madh për polakët, të cilët ishin në vështirësi dhe u vërshëllyen nga tifozët e tyre në fund të pjesës së parë ku nuk dhuruan shumë gjëra në fushën e lojës, teksa edhe trajneri Fernando Santos u dha të drejtë mbështetësve.

santos

“Mua nuk më pëlqeu pjesa e parë. Sjellja, qasja, mentaliteti po. Por nuk më pëlqeu padurimi që u shfaq me topa të gjatë vazhdimisht. Duhej të mendonim dhe të luanim topin në tokë disa herë. Përveç kësaj kishte mungesë ritmi, lëvizje, përshpejtimi, ndaj erdhën edhe vërshëllimat. Por unë e respektoj të drejtën që kanë tifozët për të shprehur emocionet e tyre. Ne duhet t’u japim lumturi tifozëve, ndaj ata kishin të drejtë të silleshin në atë mënyrë”, tha Santos pas sfidës.

Kjo fitore kthen Poloninë përsëri në garë për kualifikimin, me një sfidë vendimtare këtë të diel në Tiranë ndaj Shqipërisë, Trajneri Santos, ka kujtuar se sipas llogarive, Polonia mund t’ia lejojë vetes një barazim.

“Ne kishim 5 finale, një e fituam, kanë mbetur katër. Përndryshe, edhe me një barazim dhe me 4 fitore mund të shkonim në Europian. Por ne do të shkojmë në Shqipëri që të kërkojmë një fitore tjetër. Ne duam të bëjmë pjesën tinë, të mos pësojmë dhe pastaj të shënojmë gola’, tha tekniku portugez.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shënoi “perlën” e mbrëmjes, Bajrami: Goli më i bukur i karrierës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.