• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tifozët kore kundër Charlton, City: Ndjesë familjarëve dhe United!

23/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një episod i turpshëm ndodhi gjatë ndeshjes Manchester City-Brighton (2-1), ku u bënë protagonistë tifozët vendas. Të cilët nuk i kursyen koret ofenduese ndaj Sir Bobby Charlton.

Legjenda e Manchester United dhe kombëtares angleze, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje nga e cila vuante prej vitesh.

Charlton fitoi Kupën e Botës me Anglinë në 1966, teksa me “Djajtë e Kuq” luajti 17 sezone. Gjatë së cilave shënoi 249 gola duke fituar 3 tituj kampionë në Angli, një FA Cup, një Community Shield dhe një Ligë Kampionesh.

Në vitin që fitoi Botërorin me kombëtaren e Anglisë, Charlton fitoi edhe Topin e Artë. Në lidhje me veprimin e turpshëm të disa tifozëve të Citizens, kampionët në fuqi të Anglisë dhe Europës kanë reaguar, duke u distancuar nga ngjarja.

“Ekipi i sigurisë po studion pamjet e kamerave në mënyrë që të identifikojë njerëzit e përfshirë për të ndërmarrë veprimet e duhura.

Klubi i dënon thirrjet e tifozëve dhe kërkon falje pa rezerva kundrejt familjes dhe miqve të Sir Bobby. Gjithashtu edhe ndaj Manchester United.

Në ditën kur stadiumi u ngrit për të nderuar legjendën tonë Francis Lee, tifozët tanë duhet të kuptojnë dhe vlerësojnë thellësisht nevojën për respekt në futboll”

Next Post

VIDEO/ Shtangen “demat”, Erzeni me 10 lojtarë vendos baraspeshën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.