Thursday, 27. August 2026
Sport

Tifozët kroat që ishin në “Fadil Vokrri” sulmohen në Serbi, lëndohet shoferi i autobusit

GS 28/07/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Rijekës arriti fitore minimale 0 me 1 ndaj Dukagjinit në ndeshjen e parë të raundit të dytë në UEFA Conference League.

Rreth 50 tifozë të klubit kroat ishin të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Lajmi.net

Me t’u rikthyer në shtetin e tyre, tifozët e Rijekas janë sulmuar nga disa huliganë në shtetin e Serbisë.

Ata kanë dalë me maska dhe me shkopinjë në autostradë, duke thyer autobusin ku gjendeshin tifozët e klubit nga Krocia.

Nga ky sulm është lënduar shoferi i autobusit. Kurse në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me shpejtësi edhe shërbimet emergjente dhe policia./Lajmi.net/

  


Teilen: