Friday, 28. August 2026
Sport

Tifozët kuqezi nuk zhgënjejnë, “San Siro” plot për sfidën kundër Juventusit

GS 20/11/2024 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht rezultateve të luhatshme në këtë pjesë të parë të sezonit, tifozët e Milanit përgjigjen edhe një herë.

Siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, në kuadër të ndeshjes së radhës në kampionat kundër Juventusit, që do të luhet të shtunën e 23 nëntorit në orën 18:00, “San Siro” do të jetë plot e përplot.

Janë shitur të gjitha biletat në “La Scalan e Futbollit” për një nga klasikët e futbollit italian. Pritet që Milani të thyejë shifrën e një milion e gjysmë spektatorësh këtë sezon, duke marrë parasysh edhe kampionatin, edhe Ligën e Kampionëve.

Teilen: