Organizatat kryesore të tifozëve kanë nisur një peticion ndërkombëtar duke kërkuar dorëheqjen e presidentit të FIFA- s, Xhani Infantino dhe një reformë të thellë të qeverisjes së organit kryesor të futbollit në botë.
Iniciativa u promovua nga Football Supporters Europe (FSE) dhe ka tërhequr mbështetjen e federatave të tifozëve nga Evropa, Afrika dhe Amerika e Veriut, si dhe gati dyzet shoqata kombëtare. Në deklaratën e lëshuar nga promovuesit, sulmi ndaj Infantinos është i ashpër: “Përpjekja e turpshme nga një person i vetëm, vetë Presidenti i FIFA-s, për t’ua shitur Kupën e Botës investitorëve privatë ka zbuluar një tradhti që futbolli nuk do ta harrojë kurrë. Xhani Infantino tradhtoi rolin e tij dhe futbollin në tërësi”, argumentojnë organizatat, duke bërë tani thirrje për një model të ri të bazuar në transparencë më të madhe, mbikëqyrje më të fortë dhe përfshirje të vërtetë të federatave, ligave, klubeve, lojtarëve dhe tifozëve në vendimet strategjike.