Friday, 15. May 2026
Sport

Tifozët polakë e përkujtojnë tifozin serb të Zvezdës të vrarë në Kosovë: Provokojnë me harta dhe mbishkrime ndaj Kosovës

GS 11/10/2023 1 Min. Lesezeit

Tifozët nga Polonia i bënë homazhe Stefan Nedeljkoviq, tifoz i Crvena Zvezdës, i cili u vra javë më parë nga Policia e Kosovës pas sulmeve terroriste në Banjkë të Zveçanit.

Tifozët e klubeve polake Rakov nga Cestahova dhe Zaglebje nga Sosnovjec vendosën një pankartë kushtuar Stefan Nedeljkoviqit.

  

Lajmi për vdekjen e tij në fshatin Banjskë të Kosovës ka bërë bujë të madhe në Serbi dhe më gjërë.

Simpatizantët në Rakow e shkruajtën emrin e tij me cirilik pranë kryqit ortodoks, ndërsa nga Zaglebie vendosën një flamur me hartën e Kosovës  në trengjyrëshin serb me fjalët “Nuk ka dorëzim”.

“Pusho në paqe Stefan Nedelkoviq”, shkruhej në të dy pankartat, përcjell lajmi.net.

Ndryshe, klubet e futbollit dhe basketbollit të Crvena Zvezdës kanë mbledhur nga 10 mijë euro për familjet e serbëve të vrarë në fshatin Banjskë, Stefan Nedeljkoviq, Bojan Mijailoviq dhe Igor Milenkoviq. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: