KB Prishtina e ka fituar Ligën Ballkaniuke për herë të tretë, derisa në finale mposhti Mercure Ael Limassol.
Bardhëekaltrit kkihsin një fillim të ngadaltë, por që në fund ia dolën të triumfonin me rezultat 72:67.
Pas ndeshjes, tifozët e AEL u futën në palestër dhe filluan provokimet, para se të gjuanin edhe me gjësende lojtarët e ekipit kosovar.
Disa tifozë u futën në palestër dhe para kamerave ngritën tre gishtat, simbol ky kundër shqiptarëve, i përdorur nga serbët.
Gjest skandaloz ky nga tifozët qipriot, por teksa ata provokojnë, tani është koha që Prishtina të festojë, duke ngritur Kupën e tretë në histori të klubit.
Pamjet: