Tuesday, 10. March 2026
Sport

Tifozët serbë bëjnë skandal në tribuna: Mbyte kroatin që shqiptari mos të ketë vëlla

GS 26/11/2025 1 Min. Lesezeit

Tifozët serbë vazhdojnë të bëjnë skandale në tribuna të ngjarjeve sportive.

Diçka e tillë ndodhi edhe mbrëmë në ndeshjen e hendbollit mes Partizanit dhe ekipit kroat, Nexes, e vlefshme për Europa League.

Mediumi kroat “index.hr” e ka publikuar një video ku shihen tifozët e Partizanit, të njohur me emrin “Grobari”, të cilët bëjnë fyerje të shumta, prej tyre edhe ekstreme.

“Mbyte kroatin që shqiptari të mos ketë vëlla”, ishte njëra prej thirrjeve të huliganëve serbë, mbështetës të klubit Partizani nga Beogradi.

Fyerjet ndaj shqiptarëve janë bërë të zakonshme në tribunat ku përfshihen tifozët serbë.

As këtë herë nuk pati ndërprerje të lojës, ndonëse u bënë thirrje dhe fyerje të rënda.

Teilen: