Saturday, 2. May 2026
Sport

Tifozët shqiptarë e gjuajtën me ulëse të stadiumit, ky është reagimi epik i futbollistit të Besiktas

GS 03/08/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Besiktas arriti fitore edhe në stadiumin “Air Albania” në Shqipëri ndaj Tiranës me rezultatin 0 me 2.

Gjatë ndeshjes tifozët e Tiranës e sulmuan lojtarin e klubit turk, Arthur Masuaku, shkruan Lajmi.net

Ata e gjuajtën me ulëse futbollistin, kurse ai ka një mesazh për ta pas përfundimit të ndeshjes.

Përmes rrjeteve sociale, Masuaku ka shkruar: Gjuani të gjithë nëse dëshironi.

Kujtojmë që Tirana u eliminua nga UEFA Conference League pas humbjes 1 me 5 me rezultat të përgjithshëm./Lajmi.net/

  


Teilen: