Tuesday, 26. May 2026
Sport

Tifozi i ri shqiptar ia dhuroi Zhegrovës plisin dhe flamurin kombëtar

GS 24/10/2024 1 Min. Lesezeit

Edon Zhegrova ishte mbrëmë protagonist në fitoren e Lillet ndaj Atletico Madridit me rezultat 3:1.

Ylli ynë shënoi njërin prej tre golave të ekipit francez në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

E pas lojës, prishtinasi u pa në dhomën e zhveshjes me një plis me shqiponjë dhe me një flamur kombëtar shqiptar.

Madje, edhe bashkëlojtarët e tij e bënë shqiponjën dykrenore me duar.

Teilen: