Friday, 15. May 2026
Sport

Tifozi me shqiponjë në fytyrë nga Struga merr pasaportë shqiptare!

GS 12/10/2023 1 Min. Lesezeit

Besmir Limani djaloshi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës i cili jeton në Winthertur të Zvicrës, i njohur për faktin se në çdo ndeshje të Kombëtares  pikturon në fytyrë flamurin shqiptar, ka marrë pasaportën e Shqipërisë.

Ai ka publikuar disa foto nga një takim me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë Taulant Balla ndërsa shkruan:

“I nderuari Ministër të falënderoj publikisht për realizimin e ëndrrës për pajisjen me pasaportë shqiptare.

Në Gjermani Euro 2024 unë Besmir Limani “Fytyra me shqiponjë” udhëtoj edhe me dokument Kuq e Zi”, shkruan ai.

Teilen: