Sipas gazetarëve të televizonit publik gjerman ndeshja mes Polonisë dhe Austrisë mund të kishte përfunduar në një tragjedi të vërtetë. Mësohet se një tifoz polak ka rënë nga shkallët e stadiumit në humbjen e thellë të pësuar nga Polonia përballë Austrisë në Berlin.
Siç dihet përfundimi i këtij dueli ka qenë fatal për ekipin polak pasi është formacioni i parë i eliminuar nga “Gjermani 2024”. Sa i përket gjendjes së tifozit, gazetari i ARD, Aleksander Bomes tha: “Ishte shumë pranë tifozëve të Austrisë, të cilët po festonin fuqishëm. Ndodhi menjëherë dhe u habita kur e pashë kur ra nga shkallët e stadiumit. Një ambulancë erdhi dhe e mori direkt”.