Një episod pikant ndodhi në Premier League gjatë ndeshjes Sunderland-Arsenal. Sulmuesi suedez Viktor Gyökeres, i cili së fundmi ka zyrtarizuar lidhjen me Ines Aguiar, duket se u tërhoq nga një tifoze simpatike e Arsenalit në tribunë.

Në pamjet që janë bërë “virale” në rrjetet sociale, Gyökeres shihet duke ecur drejt saj, ndërsa tifozja, me gjestet e duarve, duket sikur i thotë: “Më telefono”.

Por Kai Havertz ndërhyri në momentin e duhur: e kapi nga krahu Gyökeres dhe e largoi përpara se sulmuesi të arrinte te tifozja.
Videoja u përhap menjëherë në rrjetet sociale, duke sjellë edhe batutat e tifozëve: “Havertz e shpëtoi, përndryshe do të kishte fjetur në divan”.
Pero que hacía Gyokeres si tiene novia? Menos mal que estaba Havertz para salvarle o me sé de uno que iba a dormir en el sofá https://t.co/ygeVAZNTBz
— polilla (@fantasypolillas) August 6, 2026