Ivana Knoll po bëhet gati të jetë përsëri protagoniste e një aktiviteti ndërkombëtar futbollistik. Pasi mori vëmendjen e gjithë botës në Katar 2022, modelja kroate tashmë po bëhet gati të kthehet në një ndër personazhet e përfolura edhe në Gjermani. Ajo ka udhëtuar nga Majemi ku punon si modele dhe DJ, drejt Gjermanisë dhe është akomoduar në Berlin. Objektivi i saj padyshim janë ndeshjet e përfaqësueses së Kroacisë, teksa po pret me padurim të shohë në veprim Modriç & Co. në ndeshjet në grupe ku përfshihet edhe ajo me Shqipërinë.
Gjatë kësaj kohe ajo ka shëtitur nëpër qytet dhe ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të cilët i kanë kërkuar me mirësjellje të bëjnë një fotografi me të. Ivana më herët u ankua në Instagram se ishte e zhgënjyer me akomodimin në dhomën e hotelit për të cilin paguante 650 euro për një natë. “Kam paguar shuma të mëdha për ‘hotelin më të mirë’ por shërbimi nuk ka të njëjtën vlerë dhe dhomat janë të vjetra, ngrohja nuk funksionon, palestra dhe pishina janë në ndërtim e sipër. Nuk e rekomandoj”, kishte deklaruar ajo.