Thursday, 9. April 2026
Sport

Tirana afron lojtaren e Beshiktashit

GS 22/09/2023 1 Min. Lesezeit

Braktis ngjyrat bardhezi të Beshiktashit për të mbrojtur ato bardheblu të Tiranës.

Do të jetë Natasha Shirazi futbollistja më e re e klubit të Tiranës për femra.

Burime pranë ekipit bardheblu kanë konfirmuar vetëm pak çaste më parë për RTSH Sport goditjen në merkato.

Mësohet se në orët e vona të ditës të sotme ekipi bardheblu do të zyrtarizojë futbollisten nga Uganda.

Shirazi, e cila do të jetë menjëherë nën urdhërat e Alpin Gallos, preferon të aktivizohet si sulmuese krahu. 27-vjeçarja ka një “CV” të pasur pasi më parë ka qenë e klubeve si BSF, B.93, Nordsjaelland në Danimarkë, Rajo Vajekano dhe La Solana në Spanjë, Makabi Kishronot Hadera në Izrael dhe Beshiktash në Turqi.

Teilen: