Tirana kishte planifikuar dy ndeshje miqësore për sot në tokën turke, ku po zhvillon fazën përgatitore. Miqësoja e parë, e luajtur paradite në qytetin Bolu kundër Al Ittihad, ka përfunduar me rezultatin 2-2.
Golat për bardheblutë u shënuan nga Ardit Krymi dhe Erdon Daci, dy prurje të reja. Trajneri Klafuric ka aktivizuar në këtë ndeshje nga minuta e parë më shumë lojtarë të rinj.
Kjo për vetë faktin se pasdite do të ketë një tjetër ndeshje testuese. Tirana do të ndeshet me Eyüpspor AŞ, ku stafi teknik do të hedhë në fushë të gjithë ata që nuk luajtën në miqësoren e paradites.
Teilen: