Dy miqësore brenda ditës. Pas 2-2 me Al Ittihad(golat u shënuan nga Ardit Krymi dhe Erdon Daci), Tirana ka arritur një tjetër barazim, 1-1 me skuadrën e superligës turke, Eyüpspor AȘ. Për bardheblutë realizoi Patrik Myslovic me penallti, ndërkohë që në fundin e takimit Xhixha gaboi nga pika e bardhë.
Njoftimi i klubit:
Mbyllet 1-1 miqësorja ndaj skuadrës së superligës Turke, Eyüpspor AȘ. Krahas golit të shënuar me një penallti nga Patrik Myslovic, fundi i ndeshjes rezervoi dhe një penallti te dytë të humbur nga Xhixha që mund të mbyllte me fitore këtë ndeshje për skuadrën tonë bardh’ e blu.
Teilen: