Monday, 23. March 2026
Sport

Tirana befason me stadiumin ku pret Egnatian

GS 28/08/2024 1 Min. Lesezeit

Sfida Tirana – Egnatia do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”, ditën e diel në orën 20:00.

Një zgjedhje befasuese, pasi as “Air Albania” dhe as stadiumi “Selman Stërmasi” nuk mund të përdoren aktualisht nga bardheblutë. 

Gjithçka është konfirmuar nga aplikacioni i FSHF-së. Kujtojmë se kjo ndeshje vlen për javën e tretë të Superiores.

Në dy javët e kaluara, Egnatia ka marrë po aq fitore. Në anën tjetër Tirana numëron dy barazime.

Teilen: