• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, November 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tirana bie ndaj Teutës, humbasin Partizani dhe Dinamo

19/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana pësoi disfatë 1-0 ndaj Teutës në javën e parafundit të Superiores. Në “Arenën Kombëtare” rasti i parë serioz do vinte pas çerek ore lojë. Një top i fortë në zonë kalon gjithë pasqyrën e portës por nuk është askush aty për të dërguar topin në rrjetë.

Pak më vonë, bardheblutë kërkuan të përfitojnë nga një rrëmujë në zonë me Zharmuni e Soler, por prapavija kundërshtare ishte e vëmendshme. 5 minuta nga fundi i pjesës së parë, Ndreca vendosi në provë Tafas, e menjëhershme përgjigja e portierit.

Fraksioni i dytë ishte mjaft i luftuar, Bajrovic fitoi penallti pasi u pengua në zonë. Zharmuni nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë, me portierin që kuptoi gjithçka. Durrsakët do ndëshkonin Tiranën me anë të Beshiraj, i cili me një goditje të bukur “përshëndeti” rrjetën.

Teuta siguron qëndrimin në elitë. Një javë nga fundi, vetëm matematika mban në Tiranën, pozicionohet në vendin e nëntë me 36 pikë, 2 pikë më pak se Skënderbeu i vendit të tetë. Në ndeshjet e tjera, barazim 1-1 i Elbasanit me Vllazninë, Bylis kaloi 1-0 Partizanin, Skënderbeu barazoi pa gola me Egnatian, ndërsa Laçi mundi 1-0 Dinamon.

Next Post

BUNDESLIGA/ Bajerni “harron” Interin dhe merr arratinë për titullin, asiston talenti shqiptar. Mësoni rezultatet (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.