• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tirana bie, Ylli në gjysmëfinale

27/03/2024
in Basketball
Share on FacebookShare on Twitter

Takimi i dytë i veprimtarisë së përbashkët e basketbollit midis Shqipërisë dhe Kosovës, Liga Unike, që ka një format ndryshe nga ndryshe nga turneu i femrave, teksa ai i meshkujve po zhvillohet në trajtën e një “8-she finale”, ka qenë ai midis Tiranës dhe Yllit të Suharekës.  Kjo veprimtari po e zhvillon fazën finale në Pallatin e Sportit “Flamurtari” të Vlorës dhe po vjen për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport.

Në sfidën e dytë të së mërkurës, Tirana e ka nisur më mirë sfidën, duke e fituar 10-minutëshin e parë me 4 pikë epërsi, 25-21. Por skuadra suharekase do të kundërpërgjigjet bindshëm në 10-minutëshin e dytë, teksa bardheblutë do të gabojnë pafund në gjysmën e dytë dhe Ylli e ka fituar këtë fraksion loje mjaft thellë, me plot 22 pikë epërsi, 31-9 dhe duke bërë që të dy ekipet të shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave me epërsinë e skuadrës nga Kosova 52-34.

E njëjta tablo është edhe pas daljes nga dhomat e zhveshjeve, teksa Ylli e ka fituar po aq bindshëm 10-minutëshin e 3-të, 30-8, duke kryesuar kështu pas një gjysmë ore lojë me plot 40 pikë epërsi, 82-42. 10-minutëshi i 4-t dhe i fundit është fituar nga Tirana, 14-10, por Ylli e fiton gjithë ndeshjen 92-56, duke siguruar kështu vendin në gjysmëfinale të Ligës Unike në basketboll për meshkuj.

Next Post

Fillojnë testimet pas propozimit të ish-teknikut francez, ja si funksionon “Ligji i Wenger”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.