Saturday, 2. May 2026
Sport

Tirana dhe Flamurtari ndajnë pikët në ‘Selman Stërmasi’

GS 13/09/2025 1 Min. Lesezeit

Tirana dhe Flamurtari kanë ndarë pikët pas barazimit 1-1 në “Selman Stërmasi”, në sfidën e vlefshme për javën e tretë të Superiores.

Sfida nisi menjëherë me gol për Tiranën, ku Tabeku u tregua i saktë me goditjen me kokë duke shtangur vlonjatët.

Pavarësisht shanseve të tjera për gol, pjesa e parë u mbyll 1-0.

Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi, pasi Sami në të 53-ën realizoi golin e barazimit për Flamurtarin.

Të dyja skuadrat e kërkuan golin e fitores por nuk ja dolën.

Pas përfundimit të javës së tretë, të dyja skuadrat kanë nga 2 pikë.

Teilen: