Friday, 6. February 2026
Sport

Tirana-Dinamo në RTSH, Nuhiu: Ndeshjet derbi nuk njohin renditje, na duhet vazhdimësi

GS 06/02/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Dinamos, që do të luhet nesër në orën 13:30 dhe do të transmetohet në RTSH Sport. Tekniku vlerëson kundërshtarin, por kërkon vazhdimësi në rezultate nga skuadra e tij.

“Është një ndeshje e rëndësishme për Tiranën, futbollistët, por edhe tifozët.  Padiskutim ndeshjet e tilla duan një analizë të thellë, analizuam skuadrën kundërshtare që ka kualitet brenda grupit, pres nga skuadra ime qe të jetë e përqëndruar në këtë ndeshje, besoj te grinta se si kemi zhvilluar ndeshjet këtë vit. I kemi thënë skuadrës si të ballafaqohet nesër dhe të na shërbejë për të marrë më të mirën nga ndeshjet.

Ndeshjet e derbit nuk njohin tabelë dhe ajo që ka kaluar, ne vijmë nga një fitore shumë e rëndësishme, nuk na e shpëton kampionatin, duhet me përulësi, përqëndrim dhe ta zhvillojmë këtë sfidë të re për gjithsecilin që të tregojë vlerat e veta.

Jam i lumtur që po bëjmë 2 muaj pa humbje, na duhet vazhdimësi, i bën mirë skuadrës. Duke parë kualitetin e grupit nuk është asgjë e tepër, më pëlqen mentaliteti, mënyra si po qasen në çdo ndeshje, me uri për ta fituar ndeshjen, mund ta bëjmë të lehtë, do sakrificë të shumtë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Tiranës.

Teilen: