Tirana ka falenderuar ditën e sotme Florjan Përgjonin, Fatmir Prengajn, Admir Bajrovicin, Romeo Harizajn dhe Akileu Ndrecën për eksperiencën me ngjyrat bardheblu.
Të pestë lojtarët i dhanë lamtumirën bardhebluve pak ditë më parë me njoftimet e tyre. Ditën e sotme Tirana i ka falenderuar të pestë lojtarët për bashkëpunimin e tyre.
Vetëm tre prej tyre kanë gjetur ekip. Harizaj te Vora, Ndreca te Prishtina dhe Bajrovic te Olympiakos Nicosia. Ndërsa Florjan Përgjoni dhe Fatmir Prengaj janë ende pa skuadër.