Friday, 13. February 2026
Sport

Tirana godet

GS 17/05/2023 1 Min. Lesezeit

Duket se Tirana është gati për goditjen e parë të merkatos së verës.

Siç bën me dije media maqedonase, bardheblutë janë pranë nënshkrimit me kapitenin e Shkëndijës së Tetovës, Egzon Bejtullai.

Për shërbimet e tij është interesuar dhe Partizani, ai ka zgjedhur Tiranën.

Ai pritet të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund i skadon kontrata me kuqezinjtë e Tetovës.

Bejtullai ishte gjithashtu dhe pjesë e Maqedonisë së Veriut në “EURO 2020”, duke u aktivizuar dhe 27 minuta.

Teilen: