Tuesday, 19. May 2026
Sport

Tirana mirëpret Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s në 2025

GS 24/09/2024 1 Min. Lesezeit

Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë një mbledhje zyrtare në Tiranë dhe organizatore e eventit do të jetë FSHF.

Ky event i rëndësishëm do të mbahet më 8 shtator 2025 dhe do të jetë një ditë historike për Shqipërinë.

Kujtojmë se Armand Duka është zv/president i UEFA-s, si asnjë shqiptar tjetër më parë.

Mbledhja e nivelit më të lartë të organit drejtues të UEFA-s në Tiranë do ta vendosë Shqipërinë në qendër të Europës.

Teilen: