Saturday, 23. May 2026
Sport

Tirana mposht Teutën

GS 09/03/2025 1 Min. Lesezeit

Janë luajtur ndeshjet e javës së 18-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Tirana ka rimarrë kreun e renditjes pas fitores 99-89 ndaj Teutës, ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti”.

Një ndeshje e komanduar nga vajzat bardheblu, që u shkëputën 61-46 në përfundim të pjesës së parë. Më tej, ato administruan avantazhin. Ikete me 42 pikë e 18 rebound ishte shënuesja më e mirë.

Pa problem fiton edhe Partizani, që mundi në “Asllan Rusi” rivalet e Elbasanit, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim fitoren. Sukses që mban skuadrën kryeqytetase pas dyshes kryesuese.

Kategoria e Parë-Femra, java e 18-të

Partizani – Elbasani, 106-79

Tirana – Teuta, 99-89

Vllaznia – Studenti, e shtyrë

Flamurtari (pushim)

Renditja: Flamurtari 29 pikë, Tirana 29 pikë, Partizani 27 pikë, Teuta 22 pikë, Vllaznia 19 pikë, Studenti 17 pikë, Elbasani 16 pikë.

Teilen: