Wednesday, 27. May 2026
Sport

Tirana pa stadium, ja ku do të luhet ndeshja kundër Skënderbeut

GS 11/02/2025 1 Min. Lesezeit

Tirana do e presë Skënderbeun në “Elbasan Arena”.

Sfida e vlefshme për javën e 25-të të Superiores do të luhet të dielën në orën 16:30.

“Panorama Sport” mëson se të dyja klubet kanë rënë dakord për zhvillimin e ndeshjes në Elbasan. Kështu bardheblutë rikthehen sërish atje, pasi kishin pritur përballjen me Elbasanin në “Niko Dovana”.

Ky duel për mbijetesën është mjaft delikat. Aktualisht Skënderbeu mban vendin e fundit me 3 pikë më tepër se Tirana e parafundit.

Teilen: