Monday, 20. April 2026
Sport

Tirana-Partizani në RTSH/ Çmimet e biletave të derbit të kryeqytetit

GS 20/04/2026 1 Min. Lesezeit

Java e 33-të e kampionatit Abissnet Superiore në RTSH do të hapet me një supersfidë, derbin e kryeqytetit, përballjen Tirana-Partizani.

Kur kanë mbetur edhe 4 javë nga përfundimi i sezonit të rregullt të dyja skuadrat vijnë të motivuara në këtë përballje rivalësh. Bardheblutë kërkojnë pikë që të sigurojnë mbijetesën në elitë, ndërsa “të kuqtë” luftojnë për një vend në “Final 4”.

Spektakli dhe lufta sportive në këtë takim janë gjithmonë të garantuara, por këtë sezon derbi vlen me të vërtetë shumë për të dyja skuadrat.

Klubi bardheblu publikon çmimet e biletave për sfidën e së shtunës kundër rivalëve të Partizanit në kampionat. Një vend në tribunën VIP kushton 5 000 lekë, ndërsa bileta më e lirë kushton 500 lekë. Biletat mund të blihen te pika e shitjes në stadiumin “Selman Stermasi” dhe online.

Të gjithë ata që nuk kanë mundësi të shkojnë në “Air Albania”, derbin e kryeqytetit mund ta ndjekin drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Teilen: