Wednesday, 11. March 2026
Sport

Tirana përforcon sulmin me Serge Tabekou

GS 08/07/2025 1 Min. Lesezeit

Tirana ka nisur ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Pas mesfushorit gjeorgjian, Tsotne Patsatsia, klubi bardheblu ka zyrtarizuar dhe sulmuesin kamerunas, Serge Tabekou. “Me eksperiencë në kampionate të ndryshme, i shpejtëm teknik dhe i rrezikshëm në zonë”, kështu e përshkruan klubi kryeqytetas blerjen e re.

Njoftimi i klubit:

Zyrtare: Serge Tabekou bashkohet me Tiranën!

Klubi i Futbollit Tirana njoftoj afrimin e sulmuesit kamerunas Serge Tabekou, i cili ka firmosur me bardheblutë për sezonin e ri!

Me eksperiencë në kampionate të ndryshme evropiane dhe një profil të shpejtë, teknik e të rrezikshëm në zonë, Tabekou pritet të jetë një armë shtesë në repartin ofensiv të Tiranës.

Mirësevjen në familjen bardheblu, Serge!

Teilen: