Georgios Valerianos do të jetë futbollisti më i ri i ekipit të Tiranës. Pasi mbylli aventurën e tij me Kalamata, mbrojtësi 33-vjeçar ka arritur akordin me bardheblutë.
“Tirana mirëpret mbrojtësin e majtë Georgios Valerianos, i cili i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri! Me një karrierë solide në elitën e futbollit grek dhe përvoja ndërkombëtare, Valerianos vjen për të shtuar forcë, përvojë dhe karakter në repartin difensiv të skuadrës sonë”, shkruhej në njoftimin e bërë nga klubi.
Ish-lojtar i skuadrave si Aris, Olympiakos Volou dhe AEL është gati të shkruajë kapitullin e radhës në kryeqytet ku pritet të marrë vendin e lënë bosh nga Përgjoni.