• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tirana prezanton trajnerin e ri dhe ndihmësin e tij

07/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Roberto Bordin është trajneri i ri i Tiranës. Italiani pason Vangjel Milen pas vetëm 2 ndeshjesh nën drejtimin e bardhebluve.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimin në faqen zyrtare, ku pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që të nisë një bashkëpunim i ri.

Ndihmësi i Bordin te Tirana do të jetë Marko Veronese, i cili në të kaluarën ka qenë krahu i djathtë i De Biazit te Kombëtarja shqiptare. 

NJOFTIMI I KF TIRANËS: 

Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Roberto Bordin.

Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që të nisë një bashkëpunim i ri.

Bordin është një emër i njohur në futbollin italian dhe ndërkombëtar, me përvojë të gjerë si trajner. Ai ka drejtuar ekipe si Sheriff Tiraspol, Neftçi Baku, Triestina, si dhe Kombëtaren e Moldavisë.

I urojmë trajnerit mirëseardhje dhe suksese në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu.

KF Tirana njofton gjithashtu arritjen e marrëveshjes me zëvendës trajnerin Marco Veronese.

Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që ai të bëhet pjesë e stafit teknik të drejtuar nga trajneri Roberto Bordin.

Veronese sjell me vete një përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner. Në karrierën e tij si trajner, ka qenë pjesë e projekteve serioze në Itali, ndërsa në nivel ndërkombëtar ka shërbyer edhe si zëvendës trajner i Kombëtares shqiptare gjatë periudhës së suksesshme nën drejtimin e Gianni De Biasi, çka e bën njohës të mirë të realitetit të futbollit shqiptar.

E mirëpresim Veronese dhe i urojmë suksese në punën e tij me ekipin bardheblu!

Next Post

Eliminatoret e Botërorit/ Spanja luan ‘tenis’ në Turqi, Gjermania merr fitoren e parë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.