• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tirana provon, por Bashkimi ngadhënjen

19/03/2024
in Basketball
Share on FacebookShare on Twitter

Veprimtaria e përbashkët e basketbollit midis Shqipërisë dhe Kosovës, është drejt fundit të sezonit të saj të rregullt tek femrat, teksa të martën janë luajtur të 3 takimet e javës së saj të 9-të, që është edhe java e parafundit. Si çdo mesjavë, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në kanalin RTSH 3, takimin që u luajt në kryeqytet midis Tiranës dhe Bashkimit të Prizrenit.

Në fakt, sfida që u luajt në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet ka qenë e barazpeshuar në gjysmën e dytë të saj, teksa është Tirana që e fiton 10-minutëshin e parë me dy pikë epërsi, 25-23. Por skuadra mike do të reagojë në 10-minutëshin e dytë, duke e fituar atë po me dy pikë epërsi, 19-17 dhe duke bërë që të dy ekipet të shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave në barazpeshë të plotë, me shifrat 42-42. Megjithatë, Bashkimi do të dalë një skuadër më e vendosur nga dhomat e zhveshjeve, teksa e ka fituar bindshëm 10-minutëshin e 3-të, 22-12, duke kryesuar kështu pas një gjysmë ore lojë me 10 pikë epërsi, 64-54.

Që nga ky çast ndeshja bëhet më e vështirë për Tiranën, e cila nuk saktësinë e duhur dhe energjinë e nevojshme për të përmbysur shifrat, madje as ta fitojë 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit. Është Bashkimi i Prizrenit që e fiton atë 21-14 dhe gjithë ndeshjen 85-68 dhe korr kështu fitoren e 9 në po aq javë.

Next Post

Milan dhe Juventus “kokë më kokë” për Zirkzee, Bologna nuk pranon “sconto”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.