free page hit counter
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 23, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

Tirana, Shehi: Bëmë një ndeshje të mirë, më vjen keq që pësuam dy gola

02/09/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Teutës. Ajo që e shqetëson më shumë trajnerin Shehi është pësimi i golave, ku në 2 javët e para, bardheblutë kanë pësuar plot 4 gola.

Tekniku durrsak i Tiranës, foli për mikrofonin e “MCN” menjëherë pas përfundimit të këtij dueli duke u shprehur:

“Kemi bërë një ndeshje të mirë, edhe pse na vjen keq që pësojmë dy gola. Në të gjithë ndeshjet edhe në miqësoret kemi pësuar. Duhet të punojmë, sepse të marrësh dy gola, janë energji të humbura. Kemi goditur portën 16-17 herë, kemi bërë mirë dhe kemi gjëra të vogla që duhen përmirësuar.

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

Kur kërkon të jesh gjithmonë ndërtues në manovër, kjo është vështirësia që na mbetet për të punuar. Kundërshtari na vjen te porta dhe na rrezikon kur nuk ka presion. Është një problem që duhet ta rregullojmë. Kur kemi ne topin në zotërim, rreziku është rinisja e kundërshtarit. Mendoj që kjo është një panoramë që pas ndeshjes nuk je shumë i qartë.
Hasani është lojtari jonë i rrezikshëm, sot ka bërë ndeshje të mirë, nuk dimë si do të rrjedhin ngjarjet. Ndoshta merkato është mbyllur dhe Hasani do të jetë pjesë e jona.

Po të shikoni statistikat, me Tiranën nuk kemi statistika minus ndaj Teutës. Në kampionatet e tjera kemi qenë ne fitues. E kam thënë nuk e njohim kundërshtarin, në pjesën e dytë morëm masat. Me levizjen e mesfushorëve, arritëm ta kishim ne në kontroll topin. Kam dëshirë t’i fitoj ndeshjet 2-0. Iu kam thënë çunave, që portierin tonë kundërshtarët duhet ta shikojnë me dylbi.

Kur ndërtojmë duhet të fusim në kokë tranzicionin. Kur humbim topin duhet të jemi në alert. Duhet të ndalojmë tek pikënisja e kundërshtarit dhe ta studiojmë si problem. Na mbetet për të punuar për mos na u hapur repartet dhe për të mos u shkëputur.

Bëmë ndryshim dhe futëm Hasanin të lëvizte mes linjave. Kërkuam të ishte më afër portës. Abazajn e futëm për të kërkuar thellësinë. Latifi kërkon që ta nisë manovrën në gjerësi. Na shkoi përshtat. Kur futëm Kainën, kërkuam të krosohej nga krahët. Prezenca e tij mund të sillte pështjellim për kundërshtarët”, u shpreh Shehi./ h.ll/abcnews.al



Next Post

Tre gola ndaj Fulham, Haaland: Jam gjithmonë i uritur

Categories

Categories

  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In