• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tirana, Shkëmbi nuk fshihet: Duam tri pikët

10/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana e trajnerit Bledi Shkëmbi është në kërkim të fitores së parë, pas tre barazimeve radhazi në tri javët e para. Në këtë javë të katërt të “Abissnet Superiore” përballë bardhebluve është skuadra e Bylisit, një sfidë që do të luhet në “Adush Muça”, duke nisur nga ora 16:00 dhe që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Në prag të kësaj sfide, trajneri i bardhebluve, Bledi Shkëmbi ka deklaruar: “Lojtarët kanë dhënë maksimumin në stërvitje, është për ti komplimentuar. Kjo periudhë na ka shërbyer për disa lojtarë që nuk kanë qenë në maksimumin e tyre, nesër do të jemi gati”.

“Është rikthyer Jaku, Përgjoni vazhdon të ketë probleme, pjesa tjetër është pothuajse e njëjta. Në krahasim me ndeshjen e fundit, disa lojtarë kishin probleme të vogla, por për sfidën e radhës jemi në rregull”.

“Duhet të bëjmë më shumë se sa kemi bërë për ta fituar ndeshjen. Nuk mund të kënaqemi më vetëm me lojën e mirë, vjen një moment që më të rëndësishme janë pikët. Jam i bindur që do të japim maksimumin, shpresojmë që edhe fatin ta kemi me vete.  Erëndësishme është që të marrim tri pikët “.

Next Post

LIGA E KOMBEVE/ Rivalët e Shqipërisë, por edhe një supersfidë mes Holandës dhe Gjermanisë. Mësoni formacionet zyrtare të sfidave të sotme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.