• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tiranathlon rikthehet të dielën, kufizime për qarkullimin e automjeteve në kryeqytet

16/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë të diel, më datë 21 shtator 2025, Tirana do të presë zhvillimin e “Tiranathlon”, një event sportiv që kombinon notin, çiklizmin dhe vrapimin. Qindra sportistë do të garojnë në një itinerar të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës pranë Liqenit të Farkës, duke synuar promovimin e vlerave turistike të zonës.

Për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, informojnë se kanë vendosur kufizime qarkullimi për automjete në disa segmente rrugore nga ora 08:00 deri në orën 13:00.

Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi përfshijnë:

Rruga e “Tuneleve”: Nga kryqëzimi me rrugën “Daxhir” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”.

Rruga “Daxhit”: Nga kryqëzimi me rrugën “Shaqir Palushi” deri te kryqëzimi me rrugën e “Vrapëve”.

Rruga “Diga e Liqenit”: Nga kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit” deri te kryqëzimi me rrugën “Daxhit”.

Rruga “Panorama e Liqenit”: Nga kryqëzimi me rrugën “Tuneleve” deri te kryqëzimi me rrugën “Diga e Liqenit”.

Bulevardet: Zhan D’Ark, Gjergj Fishta, Bajram Curri (segmenti nga ura e Shkozës deri te pallati me shigjeta).

Devijimet për Linjat e Transportit Urban:

Disa linja urbane do të kenë itinerare të ndryshuara:

Linjat Nr. 1/A dhe 1/13: Do të devijojnë në drejtim të “Sheshit Ëillson” ose qendrës.

Linja Nr. 2: Do të devijojë te sheshi “Ëillson”.

Linjat Nr. 5/A, 10/A, dhe 14: Do të pezullohen përkohësisht.

Linja Nr. 8: Do të devijojë te rrethrotullimi “Ekonomikut”.

Linja Nr. “Qyteti Studenti-Jordan Misja”: Do të devijojë në qendër.

Linja Nr. 13: Do të devijojë te rrethrotullimi i “Fabrikës së bukës” dhe në qendër.

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht gjatë gjithë kohës.

Next Post

Barcelona pa Lamine Yamal në tri ndeshjet e ardhshme, ja kur kthehet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.