Thursday, 26. November 2026
Sport

Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari  

GS 26/11/2026 1 Min. Lesezeit

Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në automjetin e tij.

I riu, me inicialet K. H., banues në Tiranë, u ndalua në rrugën “Dine Hoxha”, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit tip “Range Rover”, në kroskot iu gjet një pistoletë së bashku me municion luftarak.

Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa 27-vjeçari do të përballet me akuzën për armëmbajtje pa leje.

/rtsh.al/

Teilen: