• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Titans Fight 5, sa shumë emocione

30/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmje fantastike boksi dhe kikboksi në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, e cila për rreth 5 orë ka ardhur në transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Fitore e sportistëve kuqezi, të cilat kanë ardhur në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, por edhe në 112-vjetorin e Pavarësisht. Dhe gjithçka ishte në Titans Fight 5. Një mbrëmje e alternuar me këngë, humor dhe akrobaci.

Suksesi i parë ishte i Jurgen Hajrit, 29-27 ndaj italianit Gabriele në boksin olimpik. Më pas Arbër Sulejmani fiton me nokaut në boksin profesionist ndaj gjeorgjianit Kizanishvili. Për të vijuar më tej me një tjetër fitore me nokaut të Aleksandër Kallashit ndaj boshnjakut Biberoviç, ndërsa gjithçka ishte për trofet UBO Continental dhe UBF Europe.

Edhe Xhon Gjini do të fitonte me nokaut ndaj hungarezit Nadori. Në kikboks për femra Rexhmati do të triumfonte me pikë ndaj turkes Levent. Fitorja e radhës me nokaut i ka takuar Boriçit ndaj Odikadze të Gjeorgjisë. Roxhers Muslija triumfoi me pikë ndaj Blankos nga Nikaragua. Hera e parë që u ngjit në ring dhe Leo Xhangoli triumfoi me nokaut ndaj gjeorgjianit Gasviani.

Në dy ndeshjet më të rëndësishme të mbrëmjes, Mexhit Hysenaj do të fitonte ndaj rumunit Vela, kurse Alban Beqiri me nokaut ndaj hungarezit Zabo. Një eveniment spektakolar, që bëri bashkë sportin dhe artin në Durrës.

Next Post

Befasi kush e kërkon Vedat Muriqin, dy gjigantët e futbollit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.