• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Titullar dhe i zëvendësuar, pikëpyetjet mbi… Bastonin

04/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Numri 95 që Alesandro Bastoni mban mbi shpinë nuk ka qenë kaq shumë kaq i famshëm si në orët e fundit. Sepse 95 ishin minutat bashkë me shtesën që tifozët e Interit do ta donin në fushë në “Maradona” dhe në fakt kjo shpresë mbeti thjesht një dëshirë.

bastoni

Për detajet duhet të pyesni Simone Inzagin që në mintuën e 81-të vendosi ta largonte nga fusha e lojës. Dhe pas 6 minutash skuadra e tij pësoi gol me Billing që u fut në qendër shumë lehtësisht. Dhe tani ngrihet një pyetje: Pse Bastoni është lojtari që e nis gjithmonë titullar (37 nga 39 ndeshje) dhe njëkohësisht lojtari që zëvendësohet më shumë nga trajneri?

Janë 23 zëvendësime nga gushti deri tani, 18 prej të cilave vetëm në Serinë A. Tifozët kanë folur me njëri-tjetrin shpesh në rrjetet sociale edhe për faktin që në 15 minutat e fundit të ndeshjeve kanë pësuar 10 gola. Me daljen e Bastonit, Interi ka pësuar në 5 ndeshje, por edhe në 13 prej tyre nuk ka pësuar më gol. Duhet thënë që edhe me Bastonin në fushë gjërat kanë shkuar keq 2-2 me Xhenoan në debutim dhe 2-3 në derbin e Superkupës.

Pra e vërteta qëndron në mes dhe ndoshta askush nuk ka të drejtë. Trajneri Inzagi kërkon që shpeshherë t’i japë pushim mbrojtësit italian për ta pasur në formë në këtë kalendar të ngjeshur. “Nuk ma kërkoi zëvendësimin, por i kam të gjithë lojtarët me këmbën e majtë të dëmtuar dhe nuk doja që të shtoja listën. Duhet të zgjidhja mes tij dhe Açerbit”, ka thënë trajneri italian pas ndeshjes me Napolin. Por tani duhet kujdes në menaxhimin e lojtarëve për pjesën e mbetur të sezonit, sepse nuk falen më hapat e gabuar dhe ekipi duhet të marrë fitoret.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Raphinha emëroi skuadrën e vetme që mund ta ndalte Barcelonën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.