• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Titulli është shumë afër”, Ançeloti: Nuk mund të relaksohemi, kemi Champions përpara

22/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Karlo Ançeloti i gëzohet fitores ndaj Barcelonës, e cila e afron Real Madridin e tij me fitimin e titullit. Trajneri gjithsesi e pranon se ishte tejet e vështirë, pasi ekipi ka harxhuar shumë energji.

anceloti

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, kundër një rivali të fortë, që dha gjithçka për të rihapur kampionatin. Ne ditëm t’i menaxhonim mirë situatat. Dy herë na u desh ta rikuperonim disavantazhin dhe ia dolëm të fitonim në fund. Në pikën e fundit të energjisë këtë javë, që do të jetë e paharrueshme, arritëm të shënonim golin e tretë dhe të fitores.”

Sa krenar jeni për përpjekjet e ekipit tuaj pas të mërkurës?

Shumë krenar, sepse ishin dy ndeshje shumë sfiduese. I kemi trajtuar shumë mirë dhe jemi shumë të lumtur. Tani duhet të përgatitemi për pjesën e fundit të sezonit, kemi shumë dëshirë dhe entuziazëm. Kishte një atmosferë fantastike në “Bernabeu”. Unë besoj se së bashku mund të arrijmë diçka pozitive këtë sezon.

Epërsia ndaj Barcelonës tani është 11 pikë…

Fitorja e titullit është shumë më afër, por kemi ndeshje të tjera. Tani duhet të pushojmë mirë, sepse ka qenë një javë shumë e vështirë, por e paharrueshme.

Ksavi foli për padrejtësi…

Nuk dua të gjykoj se çfarë mendon Ksavi, të gjithë kanë mendimin e tyre. Preferoj të flas për ndeshjen, ishte e balancuar. Tani kemi një avantazh të madh, por nuk mund të relaksohemi, duhet të grumbullojmë më shumë dhe të përgatitemi për gjysmëfinalen e Champions.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​“Nuk do të ketë telashe”, zbulohet pakti mes tifozëve të Interit dhe Milanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.