• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Titulli kampion dhe Champions, Interi ëndërron për dopietën

25/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dhe rastësisht ky shkurt duket si maj. Nëntë muaj më vonë, Interi ka zbuluar vendin e parë në klasifikim, diçka që sjell kujtime të bukura për vendin e parë në klasifikim siç është ylli i dytë në fanellë. interNë këtë sezon kurrë nuk kishte ndodhur. Dhe pikërisht tani. Në momentin më të vështirë në aspektin fizik, në momentin delikat edhe në aspektin e rezultateve. Ishte e diel, e diel fatsjellëse. Të dielën që Simone Inzagi kishte vendosur që ta linte pushim skuadrën dhe lojtarët e tij. Të hiqnin spinën, sepse deri më 16 mars nuk do të jetë më e mundur. Dhe sigurisht që të heqësh spinën dhe të shohësh në njoftimet e telefonit që vendi i parë është bërë realitet është maksimumi… Ishte dita për t’u ulur në divan dhe për të ndezur një ëndërr: Kampionat dhe Champions. Diçka që mund të ndodhë. Le ta nisim ndryshe. Interi është treguar aq i zoti që të arrijë në fillimin e marsit në kushtet më të mira të mundshme, me vendin e parë në Serinë A dhe me fazën e 1/8-ave në Champions. Rruga europiane është më e lehta e mundshme edhe pse kurrë në Europë nuk ka sfida të lehta.

PROGRAMIM- Bepe Marota thotë se mes kampionatit dhe Champions-it nuk është normale që të zgjedhë dhe kush e di nëse ka parashikuar fytyrën. Në katër ditë nga “Maradona” në “De Kuip” mes Napolit dhe sfidës së parë kundër Fejnordit, Interi do të luajë shumë fatet e kësaj ëndrre. Ndoshta duke bërë edhe ndonjë rrotacion masiv në Kupën e Italisë. Por Interi është ekzaktësisht në pritshmëritë e fillimit të sezonit. Programimi i Inzagit ka qenë perfekt. Në kuptimin që trajneri e dinte që nuk do të ecte me 100 kilometër në orë si një vit më parë ashtu si Napoli i Spaletit dy kampionate më parë. “Basti” i Inzagit është fituar sepse titulli kampion do të festohet me 83-84 pikë. Jemi larg niveleve të sezoneve të fundit.

S’KA ALIBI- Interi ka nisur të besojë dhe bën mirë. Sepse në “Appiano” të gjithë kanë ndjesinë që e kaluan periudhën më të vështirë të sezonit. Fakti që në këtë muaj ferri, Napoli nuk ka përfituar, madje përkundrazi ka ardhur parakalimi, është diçka që shton motivimin dhe vetëbesimin në grup. Interi ka frenuar, ndërsa Napoli ka gabuar shumë. Dhe prezantimi në “Maradona” me një pikë avantazh në klasifikim është një avantazh psikologjik jo i parëndësishëm. Nëse Konte pranoi që në krye ka shumë presion, zikaltrit kanë në anën e tyre eksperiencën për ta përballuar këtë presion. Madje dëshira për të rifituar sërish në Itali dhe për të shkuar deri në fund në Europë kurrë nuk kanë përjashtuar njëra-tjetrën. Është edhe një zgjedhje mediatike që drejtuesit dhe trajneri ua kanë lejuar lojtarëve. Steka duhet mbajtur larg, por edhe përqendrimi sepse rreziku i dështimit mund të jetë i madh.

KUSHTET- Interi deri tani ka luajtur me dy “porta”. Por vazhdimësia e kësaj ëndrre varet nga dy kushte. E para? Duhet që të ndryshojnë fytyrë në duelet direkte. Pas ndeshjes në “Maradona” pas dy javësh do të jetë ajo në Bergamo ndaj Atalantës. Sigurisht që kjo e dyta është e lidhur me aspektin fizik dhe dëmtimet. E kot që të fshihesh pas gishtit sepse ka lojtarë që janë të pazëvendësueshëm në këtë skuadër dhe do të lodhen shumë duke vrapuar pas dy objektivave. Lautaro dhe Turam nuk kanë zëvendësues në lartësinë e tyre, po ashtu edhe Çalhanoglu. Me tre lojtarët e rëndësishëm në xhirot maksimale të motorëve për 3 muaj gjithçka është e mundur.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Rikthehet duelet interesante në ProCredit Superligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.