• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tjetër arritje e madhe e Zhegrovës me Lillen

18/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edon Zhegrova e ka shënuar golin e 1500-të të Lillet në shekullin e 21-të.

Zhegrova të dielën që e lamë pas, shënoi supergol në fitoren e Lillet ndaj Lorientit në Ligue 1 të Francës.

Ai realizoi në minutën e dytë të shtesës me gjuajtje të fuqishme e të saktë, pasi u shmang mirë nga kundërshtarët.

Faqja “Statilosc” në platformën “X” ka shfaqur numrin e golave që Lille i ka shënuar në kampionat, garat evropiane dhe kupat shtetërore.

“Shënimi i Edon Zhegrovës kundër Lorientit bëri të mundur që skuadra ta arrijë shifrën e 1500 golave që prej 1 janarit të vitit 2001”, ka shkruar kjo faqe.

Lille në kampionat prej këtij viti ka shënuar 1.161 gola, në garat evropiane ka realizuar 160 herë, kurse në kupat shtetërore ka shënuar 179 gola.

Sulmuesi i krahut, që përfaqëson Kosovën, ka pasur formë tejet të mirë në edicionin aktual.

Ka realizuar shtatë gola dhe ka kontribuuar me shtatë asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat.

Ndeshjen e radhës Lille do ta luajë në udhëtim te Racingu, në 1/16-n e finales së Kupës së Francës.

Next Post

Ish-këshilltari financiar i Mançester Sitit lëshon “bombën”: Rënia nga kategoria është dënimi më i lehtë për ta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.