Tuesday, 27. January 2026
Sport

Tjetër dëmtim te Tottenhami

GS 28/12/2023 1 Min. Lesezeit

Një tjetër emër i shtohet listës së gjatë të të dëmtuarve në radhët e Tottenhamit.

Këtë të mërkurë londinez konfirmoi se emri më i fundit në raportin klinik është ai i mbrojtësit Cristián Romero.

Argjentinasi pësoi një dëmtim në kofshën e majtë dhe do të mungojë për katër deri në pesë javë.

Njoftimi është bërë nga trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou.

“Romero nuk është mirë. Kreu ekzaminimet mjekësore dhe do të jetë jashtë për katër deri në pesë javë. Ka disa futbollistë me dhimbje, por ditët e fundit kemi pasur një javë më të lehtë stërvitjeje, të gjithë janë mirë tani”, tha trajneri i londinezëve.

Teilen: