Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija e Tetovës është eliminuar nga UEFA Conference League.
Klubi “Kuqezi” u mposht pas penalltive nga ekipi uellsian, Haverfordwest, shkruan Lajmi.net
Shkëndija ishte duke fituar minimalisht 1-0 nga ndeshja e kaluar, por skuadra vendase arriti ta barazonte rezultatin në fundin e ndeshjes me anë të Jenkins, duke çuar ndeshjen në vazhdime dhe më pas në penallti.
Për ekipin e Shkëndijës në penallti gabuan lojtarët: Ramadani, Adili dhe Cinari./Lajmi.net/