Tuesday, 31. March 2026
Formula 1

Tjetër fundjavë me spektakël automobilistik

GS 03/07/2024 2 Min. Lesezeit

Auto sllallom me vetura elektrike e karting sllallom – tjetër fundjavë me spektakël automobilistik!

Parkingu jugor i Qendrës Tregtare “Prishtina Mall” do të jetë arena e radhës për automobilistët tanë.

Ndryshe nga dy fundjavat e kaluara, radha është për disiplina me më pak zhurmë.

Auto sllallomi me vetura elekrike po bëhet disiplinë gjithnë e më atraktive dhe me rivalitet në rritje.

Në garën e parë (më 2 qershor), i pari doli Visar Gjikolli dhe synimi i tij është të përsërisë këtë sukses, por sigurisht që nuk do ta ketë aspak lehtë. Në dy pozitat tjera në podium u gjendën Rafel Thaçi e Genc Macula.

Dashurie Stefa, Dalina Potera e Arjeta Rysha ishin tri të parat në konkurrencën e femrave dhe mbetet të shihet si do të rrjedhin gjërat në garën e dytë.

E njëjta situatë është edhe te disiplina karting sllallom, kur përvec rivalitetit po bie në sy edhe masoviteti.

Fituesi i garës së parë, Rion Tytynxhiu, pastaj Baran Karabeg, Varis Hoti e shumë të tjerë janë garuesit që premtojnë shumë.

Ndërsa, në konkurrencën e femrave, Nida Pacolli, Alea Rada e Lorza Xërxa ishin tri të parat në garën e parë dhe me shumë gjasë rivaliteti do të vazhdojë edhe këtë fundjavë.

Teilen: