Gjashtë gola por jo fitues në ndeshjen mes Rayo Vallecanos dhe Realit të Madridit në javën e 17-të të La Ligas.
“Los Blancos” u ndalën në barazim 3-3 nga skuadra e shqiptarit Ivan Balliu, duke humbur shansin që qoftë për një natë të parakalonin Barcelonën në renditje.
Rayo Valecano – Real Madridt 3-3
Për befasinë e të gjithëve, Lopez dhe Munin i dhanë epërsinë e dyfishtë Rayos në pjesën e parë, por pikërisht në fundin e fraksionit hapës Valverde dhe Bellingham kthyen baraspeshën.
Goli i Rodrygos në të 56-tën dha përshtypjen se Reali do të merrte fitoren, por Palazon në të 64-tën barazoi 3-3.
Në minutat në vazhdim skuadra e Ancelottit e kërkoi me ngulm golin e katërt, por pa mundur të gjejë atë.