Portieri i Realit të Madridit, Thibaut Courtois, dëmtoi këmbën e majtë mbrëmë gjatë derbit kundër Atleticos së Madridit (1-1) dhe sot klubi spanjoll njoftoi dëmtimin e tij, pa specifikuar kohëzgjatjen e mungesës së tij.
“Testet e kryera sot nga shërbimi mjekësor i Real Madridit te lojtari ynë Thibaut Courtois diagnostikuan një dëmtim në aduktorin e këmbës së majtë. Ne presim të shohim evolucionin (të dëmtimit)”, thuhet në deklaratën e klubit.
Sipas mediave spanjolle, belgu do të mungojë deri në mes të tetorit, pas pushimit ndërkombëtar, që do të thoshte se do të humbiste udhëtimin e së mërkurës në Lille në ditën e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve dhe ndeshjen e La Ligës në shtëpi kundër Villarrealit fundjavën e ardhshme. Fituesit e Ligës së Kampionëve tashmë prej disa javësh janë pa Kylian Mbappe, duke vuajtur nga një dëmtim në kofshën e majtë.